Transmetuar më 25-07-2021, 11:05

Të gjithë pasagjerët në autobusin që udhëtonte nga Gjermania ishin shqiptarë të Kosovës, raporton noa.al.

Deri tani raportohet për dhjetë persona të vdekur dhe 45 të tjerë të plagosur ndërsa ende disa të tjerë gjenden në autobus ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit.

Autobusi ishte i kompanisë Deva Tours e cila pohoi aksidentin duke thënë se ende nuk ka një numër përfundimtar të viktimave. Deva Tours njoftoi se autobusi po udhëtonte nga Frankfurti i Gjermanisë me destinacion Prishtinën në Kosovë.

Ndërsa autobusi po udhëtonte në autostradën 3 në Brod të Kroacisë, ndodhi aksidenti fatal që shihni në foto dhe video më poshtë.

Aksidenti me shumë viktima, polici në vendngjarje: Nuk kisha parë diçka kaq të tmerrshme

Aksident i tmerrshëm me autobusin nga Kosova, 10 të vdekur

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit me targa kosovare në Brod të Kroacisë.

Plenkoviç shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen.

Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinoviç dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”.

Fotot: Jutarnji.hr