Transmetuar më 25-07-2021, 20:32
10 të vdekur dhe mbi 40 të tjerë të plagosur, është bilanci i aksidentit tragjik në Kroaci, brenda së cilës ndodheshin udhëtarë nga Kosova.
Mediat në Kosovë, kanë publikuar rrëfimin e djalit të shoferit që mbeti i vdekur në aksident.
Adhurim Sylmetaj, djali i Naserit (shoferi që mbeti i vdekur) ka thënë se i ati kishte rreth 8 muaj që kishte filluar punën në autobusat e linjës Frankfurt – Prishtinë.
“Herën e fundit që kam folur me të ka qenë në momentin kur ka kaluar kufirin Gjermani – Austri”.
Ai është nisur para 3 a katër ditëve dhe në momentin që kanë mbërritur, vetëm mbrëmje kanë pushuar, e të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 është nisur për Kosovë”, ka thënë Adhurimi.