Transmetuar më 25-07-2021, 20:47

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Kroaci, për të vizituar nga afër personat e lënduar nga aksidenti i kësaj të diele, ku u rrëzua autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë.

Kurti është pritur nga homologu i tij kroat Adreja Plenkoviç dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë në shtetin fqinj.

Kurti ka shkuar me helikopter në Slavonski Brod rreth orës 19:45, ndërsa është shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeverisës.

Ai pritet të mbajë dhe një konferencë për media rreth orës 20:30, ku pas tij do të flasë edhe kryeministri i Kroacisë, shkruajnë mediat.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij për autoritetet kroate, rezulton se në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.

  Ky dyshohet dhe si shkaku i plotë i ngjarjes së rëndë, megjithatë hetimet janë ende duke vijuar.