Transmetuar më 26-07-2021, 12:34

Anglia mbetet një nga ëndërrat e preferuara për ë ris shqiptar. Së fundmi media angleze ka bërë një investigim duke zbuluar rrugën që ndjekin shqiptarët për t’u futur ilegalisht në Britani, ndërsa prej kohësh të rinjtë e vendit tonë janë ”ushqim” për ta.

Ka qenë së fundmi “Daily Mail”, ajo që ka publikuar një investigim të bërë nga gazetarët e saj, ku tregohet se si trafikantët shqiptarë të qenieve njerëzore, shfrytëzojnë “Tik Tok-un” për mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre.

Media e njohur shkruan se trafikantët shqiptarë kërkojnë eri në 20.00 paundë për të kontrabanduar emigrantë në Britaninë e madhe. Në një postim në “Tik Tok”, shihet se si një adresë që dyshohet se përdoret nga një shqiptarë, shkruan:

“Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shkojnë në Britani të kontaktojnë në këtë profil. Udhëtimi është 100% i sigurt”.

Po ashtu, imazhe e video të tjera ka ndarë edhe përdoruesi me emrin Union Jack, ku shkruan:

“Udhëtim i sigurt nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar. Nevojiten 23 mijë euro”.

Madje, këta persona kanë shkuar deri aty sa kanë filmuar emigrantët të vendosur në kamiona. Imazhet janë përdorur si reklamë për këtë veprimtari.

Gjithashtu media në fjalë shkruan, se një llogari shqiptare, e fshirë kohet e fundit, përmbante udhëzues se si të futesh në Britani të Madhe, përmes pikave të kufirit nga Franca, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Portugalia.

Investigimi i “Daily Mail” ka shkuar dhe më thellë. Ata kanë monitoruar faqen e dikurshme në “Facebook”, “Shqiptarët në Londër”, që përdoret nga përdoruesi Leonard Sufa. Ky i fundit ka ndarë në këtë faqe një foto dhe shkruan: “Nesër pasdite për në Angli. Të interesuarit të kontaktojnë në DM”.

Ky shqetësim është konstatuar nga autoritetet në Britani, të cilat kanë rritur vigjilencën dhe kanë nisur të kontrollojnë adresat. Robb Jones, drejtor i udhëheqjes së kërcënimit të Agjencisë Kombëtare të Krimit, ka thënë se shqiptarët kontrabandistë përgjithësisht përdorin rrjete sociale si Facebook, Instagram, Tëitter, Telegram, Youtube dhe Tik Tok, për të reklamuar aktivitetin e paligjshëm.

Duke iu referuar një burimi nga Policia kufitare në Shqipëri, “Daily Mail” shkruan:

“Një burim na tha se shumica e trafikantëve janë midis moshës 18 dhe 22 vjeç. Kryesisht vijnë nga zona të varfra të Shqipërisë dhe janë rekrutuar me kriminelë, për të punuar në shtëpitë e barit në Britaninë e Madhe”.

Më tej ato shtojnë:

“Të rinjtë bien dakord të shkojnë në Angli dhe të punojnë në shtëpitë e barit për të paguar rrugën, e cila shkon deri në 20 mijë paundë”.