Transmetuar më 26-07-2021, 13:39

Britney Spears, për të cilën është folur shumë gjatë periudhës së fundit për shkak të shpërthimit kundër babait të saj (kujdestarit të saj ligjor), është bërë aktive në Instagram.

Kësaj i here ka befasuar mbi 32 milionë ndjekësit e saj me dy foto, që menjëherë u bënë shumë të klikuara. Këngëtarja dhe aktorja amerikane, ndër të tjera, shfaqet “topless” në të dyja fotot.

Sidoqoftë, nëse në të parën shtrëngon gjoksin e saj, duke e mbuluar atë pothuajse tërësisht, në të dytën e lë pothuajse plotësisht në sytë e ndjekësve, duke përfshirë thithkat e saj, të mbuluara nga dy yje.

Miliona pëlqimeve iu shtohen mijëra e mijëra komente për të dyja shkrepjet. Bie në sy komenti i Paris Hilton, një shoqe e Britney, e cila në rastin e parë shkruan: "Kjo është e nxehtë!". Përmes “emoji” shton një fytyrë të qeshur me sy zemre dhe imazhin e flakës.

Komenti për foton e dytë është më i përmbajtur: "Silving Sis". Ka edhe nga ata që citojnë vetë Spears, duke komentuar: "Ops, ajo e bëri atë përsëri!"