Transmetuar më 26-07-2021, 14:08

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, qytetet ku është konstatuar varianti DELTA janë: Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajvë, Gjirokastër, Peqin, Korçë, Mat dhe Vlorë.

Silva Bino ndërkohë ka bërë të ditur se “6 prej rasteve kanë qenë të vaksinuar, 2 prej tyre në Mbretërinë e Bashkuar me AstraZeneca. Dy prej rasteve me një dozë Pfizer, dy raste me dy doza Coronavac.

Pavarësisht kësaj, ajo çka ka rëndësi dhe është për t’u theksuar se asnjë prej rasteve nuk ka pasur nevojë për kujdes spitalor. Ajo c’ka vihet re në botë sot, në spitale po rritet numri i të rinjve që kanë nevojë për kujdes spitalor. Duhet të jemi të kujdesshëm të promovojnë vaksinimin e të rinjve” tha Bino.