Transmetuar më 26-07-2021, 16:58

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2760 testime, 16 raste të reja dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, si vijon janë kryer 2760 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 16 qytetarë, në këto bashki:

Katër raste në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje.

Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë, ose 2 deri tre herë më shumë se gjatë pjesës së parë të korrikut.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Sot bëhen 30 ditë që nuk ka asnjë viktimë.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 16

Të shëruar në 24 orë 13

Të shtruar në spitale 11

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2760

Testime totale 880,100

Raste pozitive 132,891

Raste të shëruara 130,152

Raste Aktive 283

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 100

Elbasan 34

Kukës 31

Vlorë 26

Lezhë 25

Durrës 19

Shkodër 16

Fier 15

Berat 7

Korçë 7

Gjirokastër 3

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.