Transmetuar më 26-07-2021, 21:00

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri di të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes me postimet e saja pikante në rrjetet sociale.

Përveç talentit në aktrim, ajo ka spikatur gjithmonë edhe për bukurinë dhe format trupore.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, bukuroshja tropojane herë pas here merr gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj dhe jo vetëm.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ka publikuar dy poza ku shfaqet me bikini.

Ndërsa zbulon se ndodhet me pushime në Himarë, Demiri nuk nguron që të postojë fotot provokuese në “Instagram”.