Transmetuar më 26-07-2021, 21:14

Mësohet se në hipotekë janë ekzekutuar tre urdhër arreste. Sipas burimeve mësohet se jane 2 sekretare dhe nje zyrtar i hipotekes që janë arrestuar.

Ndërkohë, sipas burimeve aksioni i SPAK vazhdon dhe pritet që në vijim të ekzekutohen edhe disa urdhër arreste të tjera.

Pak minuta më parë, SPAK mndërmorri një aksion në zyrat e hipotekave të Tiranës, pas sinjalizimeve për korrupsion dhe mbivendosje pronash.

Deri më tani janë tre persona të arrestuar, sipas burimeve, ndërkohë ky aksion vjen pak javë pas aksioneve të ndërmarra në Bashkinë e Lushnjes dhe në Ministrinë e Brendshme.