Transmetuar më 26-07-2021, 21:22

Një nga viktimat e aksidentit tragjik në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku u rrëzua autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt, është edhe Anjeza Bellanica.

Motra e saj ka prekur me një shkrim prekës në rrjete sociale, ku shkruan se e ka të vështirë të jetojë pa të.

“Edhe ëngjëjt të kanë lakmi sa e bukur je”, shkruan Yllza ndër të tjera.

Mesazhi i plotë:

Anjez o shpirt motres, o drita e syve t’mi edhe engjëjt ta kanë lakmin sa e bukur je. S’po m’besohet qe motra skam me t’pas ma.

A pate shume dhimbje shpirti jem?

Anjez e çka tash me planet tona për t’ardhmen qysh du me jetu un pa ty? Ti e din qe un edhe ni dit t’vetme pa ty nuk e baj.

Kush m’pret mu n’shpi ty kesh tash ma?

A thu a ka me than prap babi qe kur po vi n’shpi e po ju shoh po m’heket lodhja ? Po mami Anjez? Ajo s’mun pa neve dyjave e din ti.

O shpirti jem Allah-u t’kish dasht ma shum se na e t’morr ty me na prit neve.

Ti ki me kon gjeth me neve ti je shpirti jem

Pusho e qet engjëll.