Transmetuar më 27-07-2021, 09:44

Roma është gjithmonë e më shumë e Josè Mourinhos. Trajneri portugez magjepsi menjëherë “Trigoria” dhe lojtarët për stërvitjen, lavdërimet, mënyrën e tij të gjykimit të ekipit, por edhe qortimet e tij.

Ebrima Darboe e provoi në kurriz shpërthimin e “Special One” gjatë miqësores kundër Debrecen, e fituar 5-2 nga verdhekuqtë. Mourinho nuk pushoi së udhëzuari, kritikuari dhe bërtituri gjatë 90 minutave.

Madje, portugezi nuk kurseu as lojtarët në stol gjatë pushimeve për t’u freskuar e pirë ujë. Sidoqoftë, ai që e pagoi më shumë ishte Darboe, në mënyrë të dukshme, pas një goditjeje të lirë të tij pa adresë në pjesën e parë.

Trajneri portugez dëgjohet duke i bërtitur atij: “Darboe, zgjohu o ku*vë! Çfarë dreqin bën kështu?” Një moment që djaloshi i ri nuk do ta harrojë lehtë, por që do ta ndihmojë të rritet dhe të përmirësohet.

Video e lëshimit të gojës nga Mourinho u bë “virale” në rrjetet sociale, veçanërisht në Tik Tok, ku ishte një nga më të shpërndarat e ditës.