Transmetuar më 28-07-2021, 20:27

Rrjeti social Instagram vjen me risinë e re duke zgjatur kohën e postimeve reels.

Më herët, të gjithë përdoruesit e Instagram kishin mundësinë të bënin dhe postonin video deri në 30 sekonda.

Tashmë ajo kohë është dyfishuar duke shkuar në 60 sekonda.

Ky zhvillim do t’i japë mundësi përdoruesve të kenë më shumë mundësi në krijimet e videove të tyre.

Në fillimet e Instagram gjatësia e klipeve që mund të postoheshin ishte vetëm 15 sekonda.