Transmetuar më 01-08-2021, 19:11

Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave të nxehta nga Veriu i Afrikës.

Edhe pse fundjava solli një rënie të lehtë të vlerave termike, temperaturat e larta e mbajnë të mbërthyer të gjithë vendin.

Edhe këtë të dielë temperaturat më të larta u shënuan në qarkut e Beratit dhe të Elbasanit, ku termometri regjistroi deri në 41 gradë Celsius.

I nxehti përvëlues mbetet edhe në kryeqytet me vlera që arrijnë deri ne 40 gradë Celsius.

Në veri të vendit temperaturat shënuan 39 gradë në Lezhë, ndërsa ne Shkodër deri në 38 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanëve vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.