Transmetuar më 01-08-2021, 19:42

Dalin rezultatet e ekspertizës kroate në lidhje me aksidentin tragjik të autobuzit në të cilin udhëtonin kosovarë.

Ekspertiza vuri theksin tek përdorimi i rripit të sigurimit gjatë udhëtimit.

Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik nga Ministria e Brendshme kroate, Josip Mataija, tha se një pjesë e udhëtarëve ranë nga autobusi sepse ata nuk ishin të lidhur me rripin e sigurimit.

Edhe pse autobusi ishte prodhim i fundit, ky fakt nuk i mbrojti aspak viktimat pasi nuk kishin vendosur rripat, të cilat ndodheshin në çdo sedilje.

“Të gjithë ata që nuk u lidhën dhe nuk u lënduan nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, as familjet e të vdekurve që nuk ishin lidhur”, ka deklaruar Matija.

Qytetarët kosovarë ktheheshin për pushime në vendlindje nga Gjermania.