Transmetuar më 05-08-2021, 12:13

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Egjipt.

Një atak në zemër i mori jetën kësaj nuseje të re, e cila nuk arriti t’i gëzohej ditëve pas martesës.

Një orë pasi përfundoi dasma Isra Shaaban po ndihej e rraskapitur kur hyri në shtëpinë e saj të re në Fshatin Medoum, në provincën egjiptiane të Beni Suef.

Akoma e veshur me fustanin e nusërisë, ajo i kishte thënë familjes se kishte dhimbje të forta në gjoks.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.

“Nusja ndjeu lodhje dhe dhimbje të mprehta në bark dhe gjoks pas përfundimit të dasmës. Ajo i kërkoi familjes së saj që të mos e linin vetëm dhe familjarët e dërguan në spital ku dha dhe frymën e fundit”, tha një fshatar.

Sipas raporteve lokale, shumë fshatarë kishin marrë pjesë në funeralin e gruas së re.