Transmetuar më 09-08-2021, 14:11

Vitet e fundit në vendin tonë është rritur shumë numri i turistëve serbë që zgjedhin të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar. Turistët nga Serbia janë besnik të bregdetit tonë dhe vijnë pothuajse çdo vit, por sipas mediave serbe ata nuk vijnë vetëm për të pushuar. "Blic" një gazetë e përditshme serbe ka shkruar se tanimë serbët po vijnë në Shqipëri për të investuar në pasuri të paluajtshme. Gazeta serbe bën një krahasim të bregdetit shqiptar me atë të Malit të Zi në periudhën kur rusët paguanin shtrenjtë për çdo metër katror që mund të blinin atje.

Pas Greqisë, Turqisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, bashkëqytetarët tanë po ‘krehin’ gjithnjë e më shumë bregdetin e Shqipërisë në kërkim të pasurive të paluajtshme në afërsi të bregdetit, por edhe në bregdet. Shqipëria është një vend i vlefshëm për të investuar pasi krahasuar me rajonin ka çmime shumë të ulëta për metër katror, ​​përveç faktit që pasuritë e paluajtshme blihen për pushime, blihen edhe si investim. Më tej thuhet se 30 metër katror në breg të detit mund të blihen me 20 mijë euro një çmim i mirë krahasuar me vendet e tjera, si Turqia, Mali i Zi apo Kroacia.