Transmetuar më 10-08-2021, 11:14

Deputeti në largim, Myslim Murrizi ka bërë ditën e sotme një kallëzim penal për dy tenderë të bashkisë së Lushnjes.

Murrizi këtë kallëzim e penal e ka bërë kundrejt ish-ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti nga LSI.

Gjithashtu, ky kallëzim i adresohet Vojo Bregut ish-sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie, si dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kompanisë fituese ALBA KONSTRUKSION shpk, CURRI shpk Albania si dhe kompanisë fituese Natyral Farming shpk (NAFA).

Kallëzimi i Murrizit ka të bëjë me abuzime që sipas tij kanë ndodhur në projektin e sistemit të ujitjes në Bashkinë Divjakë, për ujitjen e 2800 hektarëve tokë arë, ku sipas tij në fakt prej 4 vitesh nuk janë ujitur as 25 hektarë tokë, si dhe për disa tendera të tjerë të ministrisë së Bujqësisë.