Transmetuar më 12-08-2021, 19:16

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të enjten dy viktima me koronavirus. Viktimat janë nga Suhareka dhe Vitia.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,009 raste të infektimit, pas testimit të 6,784 mostrave.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 269 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 12 gusht janë shëruar 82 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 4,414.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 112,653 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,276 kanë vdekur.