Transmetuar më 12-08-2021, 19:49

Matthew Taylor Coleman, 40 vjeç, akuzohet për vrasjen e dy fëmijëve të tij. Ai pranoi krimin e dyfishtë duke thënë se u mori jetën sepse kishin në trup ADN e gjarpërinjve(!)

Babai monstër tha se fëmijët trashëguan ADN-në e zvarranikëve nga nëna e tyre, duke cituar teoritë e komplotit QAnon dhe Illuminati.

Autoritetet amerikane kanë akuzuar 40-vjeçarin mësues sërfi nga Santa Barbara, pasi gjetën trupat e pajetë të vajzës së tij 10 muajshe dhe djalit dy vjeç në Rosarito, një zonë bregdetare e Meksikës.

Matthew Taylor Coleman me gruan dhe dy fëmijët

Teoricieni konspirativ nga Kalifornia kishte shkuar atje me fëmijët e tij gjatë fundjavës, pa i shpjeguar destinacionit gruas së tij. Por disa orë më vonë fëmijët u zhdukën dhe nëna e alarmuar njoftoi policinë.

Foto: Reuters

Sipas FBI -së, Coleman pranoi se ai i vrau fëmijët e tij me një pushkë snajper dhe, siç i tha një agjenti të shërbimit, ai beson se fëmijët e tij do të shndërroheshin në "përbindësha" duke u rritur, sepse ata trashëguan "ADN -në e zvarranikëve" nga gruaja e tij!

Një gjykatë federale në Los Angeles urdhëroi sot arrestimin dhe dërgimin në burg pa afat të të dyshuarit.

Matthew Taylor Coleman

Pretendimet e 40 vjeçarit janë të lidhura me teorinë e çuditshme dhe të rreme të komplotit se njerëzit e fuqishëm në të gjithë botën janë në fakt qenie hibride të njerëzve dhe hardhucave.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Qanon, organizatë konspirative që pretendon se qeveria amerikane kontrollohet nga një sekt sekret i satanistëve pedofilë, mund të jetë një burim frymëzimi për krimin e kryer nga babai i pamëshirshëm.

Mbështetësit e Qanon janë akuzuar vitet e fundit për vrasje, terrorizëm dhe rrëmbim njerëzish, raporton noa.al duke cituar mediat amerikane.