Transmetuar më 13-08-2021, 06:39

Nëse kërkoni një lidhje që të zgjasë përgjithmonë, njihuni me këto shenja, pasi janë më të përkushtuarat në dashuri! Për to dashuria është diçka që duhet marrë seriozisht!

Kur gjejnë dikë që e ngre zemrën e tyre peshë dhe zgjon ndjenja të vërteta e të forta, angazhohen me gjithë trupin dhe shpirtin duke u përpjekur vazhdimisht ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë, gjithmonë me shumë respekt, reciprocitet dhe dashrui.

Këto shenja kanë më shumë gjasa të kenë marrëdhënie të qëndrueshme sepse investojnë të gjithë veten dhe e trajtojnë tjetrin si partneri i jetës, jo vetëm si një interes i përkohshëm.

Gaforrja

Gaforret janë njerëz të ndjeshëm, të cilët pëkrushtohen intensivisht duke preferuar marrëdhënie serioze. Duan të lidhen thellë me një person dhe të krijojnë një jetë së bashku me ta. Investojnë në ndjeshmëri, respekt dhe dashuri që lidhjet e tyre të zgjasin dhe vuajnë shumë kur gjërat nuk funksionojnë. Janë romantikë dhe tërhiqen nga krenaria kur është fjala për të treguar dashurinë.

Demi

Pavarësisht anës së tyre racionale shumë të forta, Demat vlerësojnë marrëdhëniet që janë të vërteta, kanë intensitet dhe përultësi. Ata duan marrëdhënie autentike në të cilat dashruojnë, dashurohen dhe mund të ndërojnë një raport shoqërie dhe miqësei. Nëse marrëdhënia është vërtet e shëndetshme, pa xhelozi dhe manipulime, ata do të bëjnë çmos që ajo të jetë e përjetshme. Sidoqoftë, nëse ata mendojnë se ky raport bëhet toksik, largohen, pasi vënë lumturinë e tyre në radhë të parë.

Peshqit

Peshqit janë njerëz me të vërtetë romantikë, të aftë të bëjnë pothuajse gjithçka për dashurinë dhe t’i japin trup e shpirt njeriut që duan. Ata idealizojnë ‘një fund përrallash’ gjithmonë dhe bëjnë çmos për ta bërë këtë histori të vërtetë. Ndonjëherë mund të dorëzohen shumë shpejt, por për ata që duan të reagojnë ndaj intensitetit të tyre, kjo është gjë e mirë, pasi Peshqit përcjellin besim se ndjenjat e tyre janë të vërteta.

Akrepi

Të fortë dhe plot energji, Akrepët vërtet e shijojnë jetën dhe kur mbërrin një person interesant në jetën e tyre, ata dalin nga e zakonshmja për të përjetuar gjëra të mëdha me këtë person. Janë profesionistë të vërtetë të joshjes dhe dinë të kujdesen për ata që zgjedhin të jenë pranë tyre. Sidoqoftë, ata nuk besojnë në lirinë emocionale, kështu që nëse dilni me një akrep, duhet të jenë të vetmit njerëz në jetën e tuaj, pasi nuk do të pranojnë të ndajnë vëmendjen tuaj me askënd tjetër.

Peshorja

Duke qenë njerëz seriozë dhe të ekuilibruar, Peshoret kërkojnë marrëdhënie serioze ku mund të demonstrojnë cilësitë e tyre, të ofrojnë ndjenjat e tyre të vërteta dhe të rriten. Ata po kërkojnë dikë për të folur, për të bërë plane dhe për të hequr qafe të gjitha barrat negative të jetës. I japin vlerë të madhe ndjenjave të vërteta, kështu që janë vërtet të përkushtuar ndaj një personi që demonstron interes afatgjatë ndaj shoqërisë së tyre.

Bricjapi

Bricjapët i japin një vlerë të madhe stabilitetit dhe kjo ndikon edhe në marrëdhëneit e tyre. Preferojnë një impenjim serioz me ‘viktimat’ sepse duan të jenë të sigurt për gjithçka, veçanërisht tek të besuarit e dikujt tjetër. Edhe pse janë besnikë dhe seriozë, preferojnë marrëdhënie të qëndrueshme pasi e bëjnë jetën e tyre më të lumtur dhe më përmbushëse. Transmetojnë besim dhe këkrojnë të njëjtën gjë edhe nga partneri i tyre, duke hequr dorë nga marrëdhënia kur nuk trajtohen me të njëjtin përkushtim. Këto janë shenjat që e çojnë dashurinë në një nivel tjetër.