Transmetuar më 14-08-2021, 00:55

Shenjat e zodiakut dhe vetmia: A është vetmia kaq e keqe?

Shenjat e zodiakut dhe vetmia: Shumë mund të mendojnë se vetmia është një makth, megjithatë, ka nga ata që e duan atë.

Në fakt, disa shenja të zodiakut duket se kanë një marrëdhënie të veçantë me vetminë.

Disa shenja të zodiakut e duan vetminë dhe nuk duan të ndajnë shumë gjërw me ata që i rrethojnë. Vetëm sepse duan të kalojnë kohë vetëm, nuk do të thotë se ata nuk janë të shoqërueshëm, thjesht nuk e kanë problem të qëndrojnë në shtëpi dhe të rrinë në vetmi.

Shenjat që e duan vetminë:

Shenja e Akrepit

Akrepi është një shenjë e vështirë. Ai preferon që më mirë të jetë vetëm sesa të ketë njerëz rreth tij që nuk i pëlqejnë ose të ndjehet se është në shoqëri të keqe. Miqtë e tij numërohen me gishta dhe janë ata që ai beson.

Shenja e Bricjapit

Bricjapi nuk është i famshëm për shoqërinë e tij dhe disa e quajnë snob. Është një shenjë që çmendet për paqen dhe preferon të kalojë kohën e lirë në shtëpi. Ai preferon më mirë të jetë vetëm, sesa të humbasë kohë në biseda të kota dhe të rrethohet nga njerëz që nuk i interesojnë.

Shenja e Peshqve

Nëse nuk keni dëgjuar të reja nga Peshqit për disa ditë, mos u shqetësoni. Atij i pëlqen të humbasë. Ata që i përkasin kësaj shenje e dinë shumë mirë se "thithin" energjinë e atyre që e rrethojnë, kështu që duhet të zhduken për një farë kohe.

Shenjat e zodiakut dhe vetmia: Ata që nuk mund ta durojnë me asgjë

Janë 5 shenja që karakteristikat e tyre nuk i lejojnë të jenë vetëm, ose sepse ndihen bosh, ose sepse duan gjithmonë që dikush të jetë aty që t’i stimulojë ose mbështesë.

Dashi

Dashi mund të jetë shumë i pavarur si individ, por nuk mund ta durojë vetminë. Në kushtet e izolimit, nuk mund të durojë dot që të jetojë pa vlerësimin dhe vëmendjen që kërkon aq shumë nga të tjerët. Pra, "bie një kambanë" brenda tyre dhe ata janë të frikësuar nga ideja se mund të lihen vetëm, qoftë edhe për një natë.

Demat

Në mënyrë që shenjat zodiakale të Demit të kuptojnë se si janë gjërat, ata do të duhet të zhyten në "nevojë". Kjo do të thotë se ata duhet të jenë sa më protektivë, të ndezur nga nevoja për të qenë të dobishëm për të tjerët. Është kjo, ajo që u jep shenjave të zodiakut të Demit ndjenjën e vetëvlerësimit për të cilën ata kanë kaq shumë nevojë.

Sidoqoftë, është mirë që personat e shenjës së zodiakut të mendojnë se vetëvlerësimi është diçka që vjen nga brenda nesh, kështu që nuk është e nevojshme ta konfirmojnë të tjerët për ta arritur atë. Kjo le të vlejë për herën tjetër kur vetmia të trokasë në derën tuaj.

Binjakët

Kjo shenjë ndoshta nuk ka nevojë për rekomandime. Në fakt, kur jeni binjak e dini që nuk jeni vetëm. Binjakët janë pothuajse të fiksuar pas komunikimit, ndërsa idetë e tyre të panumërta duhet të kenë audiencën e duhur për të zënë rrënjë dhe për të bashkëbiseduar. Sidoqoftë, astrologët thonë se në momentet e vetmisë, personat e shenjës së Binjakëve duhet të kërkojnë të njohin më mirë veten e tyre, në vend që të kërkojnë të gjejnë përputhjen me të tjerët.

Gaforret

Shenjat e gaforres konsiderohen "ushqyesit" e zodiakut. Ata duan po aq sa çdo gjë tjetër që t’u ofruhen të tjerëve, për t’u kujdesur për ta, por edhe për të ndjerë edhe ata vetë se është dikush atje që kujdeset për ata që kanë nevojë. Nga ana tjetër, nëse nevoja për t’u vetëofruar e personave të këtyre shenjave do të përqendrohej në veten e tyre, mbase dëshpërimi në kohë vetmie nuk do të kishte qenë aq i fortë.

Një gaforre mund të kanalizojë energjinë në karrierën e tij, në disa hobi dhe në dida aktivitete që mundësojnë të kujdeset për shëndetin e tij, duke përjetuar vetminë.

Peshorja

Peshorja ndihet më mirë kur përqendrohet te njerëzit e tjerë që janë në jetën e tyre sesa te vetja. Pra, nëse karrigia përballë tyre mbetet bosh, këto shenja ndjejnë paqëndrueshmëri dhe zbrazëti. Nëse këto shenja të zodiakut merren me veten, mund të gjejnë një person që do të jetë më i përshtatshëm për marrëdhënie të sigurt dhe të qëndrueshme që Peshorja ta ketë stabilitetin jo vetëm me veten. /noa.al