Transmetuar më 15-08-2021, 01:20

Çdo javë duke nisur nga kjo që nis nesër, e hënë 16 gusht, ne ju kërkojmë të dërgoni fotografitë tuaja me një temë të caktuar dhe një përzgjedhje e tyre më pas do të publikohen në faqen tonë në rubrikën Foto In dhe mediat sociale të NOA.al.

Për javën që po afron kemi zgjedhur temën:

PUSHIME NË SHQIPËRI!

Ju ftojmë të dërgoni foto nga aspekte të pushimeve tuaja, gjëra dhe vende që ju kanë lënë mbresa.

Interpretoni temën në çfarëdo mënyre që e shihni të arsyeshme dhe na dërgoni fotografitë tuaja në [email protected] ose në inbox të noa.al në Facebook ose Instagram me hashtag #[email protected]

Ju lutemi përfshini titullin e temës në subjektin e mesazhit tuaj dhe mos harroni të shtoni emrin tuaj dhe një përshkrim: kush, çfarë, ku dhe kur janë të mjaftueshme, megjithëse sa më shumë detaje të jepni, aq më i madh është shansi juaj për t’u zgjedhur që fotot tuaja të publikohen.

Mund të futni deri në tre imazhe për temë. Fotot duhet të jenë në formatet jpg/jpeg/png.

Dërgimi i fotove i jep të drejtën agjencisë së lajmeve noa.al që t’i publikojë sipas përzgjedhjes.

Kur noa.al vendos të publikojë fotot e dërguara nga ju, gëzon të drejtat e publikimit në faqen zyrtare noa.al dhe llogaritë e saj në rrjetet sociale Facebook, Instagram, Twitter dhe LinkedIn.

Së fundi, kur bëni fotografi, ju lutemi mos rrezikoni veten ose të tjerët, mos ndërmerrni rreziqe të panevojshme ose mos shkelni ndonjë ligj.

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi dërgoni email: [email protected]