Transmetuar më 15-08-2021, 08:01

Sipas MeteoAlb, Shqipëria dtë mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm, i cili do të sjellë dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit, pothuajse gjithë ditën.

Në zonat e thella malore parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave gjatë mesditës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perendimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.