Transmetuar më 15-08-2021, 16:14

Vetëm 22 vjeç, një djalë shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Greqi. Xhini Mena (në foton më poshtë), kishte shkuar të takonte shokët e tij, por një makinë që i preu rrugën e përplasi fatalisht duke i marrë jetën siç shihni foton qendrore.

Ngjarja ndodhi në Glifa, Pellazgia në Volos, raporton noa.al. Bashkë me Xhimin në motor gjendej dhe një shok i tij 20 vjeç që ndodhet në spital i plagosur.

Noa.al raporton se Jimmy, një student shqiptar që jetonte në Volos, kishte shkuar të shtunën në Pellazgia për të takuar shokë të tij gjithashtu studentë.

Mbrëmjen e djeshme, ndërsa ishin duke udhëtuar me një motor që drejtohej nga Xhimi, janë përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 37-vjeçar grek i cili dyshohet se u preu rrugën.