Transmetuar më 17-08-2021, 18:10

Greqia po përballet me një valë të madhe infeksionesh me koronavisur duke kapur shifrat e fundit të vitit të shkuar.

Institucionet shëndetësore njoftojnë për 4 206 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 16 persona kanë ndërruar jetë.

Me 258 person në intubim dhe 2 885 të shtruar, Greqia është duke kaluar kulmin e kësaj vale pikërisht në mes të sezonit turistik, ndërkohë që në mjaft ishuj janë vendosur kufizime.