Transmetuar më 18-08-2021, 12:35

Zgjedhjet që ne bëjmë në mënyrën e jetesës, rutinës së përditshme dhe ushqimin, luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme, por edhe në jetën intime.

Po … Zgjedhjet jo të shëndetshme mund të kontribuojnë në epsh të ulët, i cili nga ana tjetër mund të sjellë probleme në marrëdhënien tuaj me gjysmën tuaj tjetër.

Çfarë mund të bëni për të mbajtur ndezur dëshirën?

Shmangni ushqimin e shpejtë:

Kufizoni ushqimin junk pasi karbohidratet, sheqernat dhe vaji i rafinuar rrisin nivelin e kolesterolit dhe zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut në organe të veçanta.

Në vend të kësaj, zgjidhni fruta dhe perime që janë të pasura me vitamina, magnez dhe burime të tjera bimore të proteinave.

Ulni alkoolin:

Një gotë verë është e mjaftueshme për t’ju bërë të lumtur. Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të pengojë rrjedhjen e gjakut në organet tuaja vitale. Alkooli gjithashtu ka një ndikim fiziologjik, krijon pështjellim, ndryshon mënyrën e sjelljes dhe mund të shkaktojë mosfunksionim të ereksionit.

Mundohuni të mos stresoheni:

Stresi lëshon kortizol, i cili konsiderohet të jetë hormoni shkaktar i stresit. Ndërsa trupi e kërkon atë në sasi të vogla, kur tejkalon kufirin mund të vrasë epshin dhe dëshirën për çaste intime. Prandaj, merrni pjesë në aktivitete për të zvogëluar stresin. Bëni meditim, joga ose dalje të rregullta në ajër të pastër duke bërë ecje.

Tejkaloni problemet me peshën:

Kontrolloni nëse keni indeksin ideal të peshës trupore. Një tregues jonormal mund të rrezikojë shëndetin tuaj dhe të çojë në situata të pakëndshme të tilla si diabeti dhe hipertensioni.

Problemet me peshën gjithashtu mund të kenë një efekt negativ në pamjen e trupit, që mund të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj. Hani shëndetshëm dhe mbani parametrat idealë për të qëndruar të shëndetshëm. /noa.al