Transmetuar më 19-08-2021, 19:36

Pas një urdhri të Prokurorisë së Athinës, Policia ofroi për publikun të dhënat e identitetit, fotografitë dhe detajet për ndjekjen penale të tre anëtarëve të dyshuar të një bande shqiotare që akuzohet se kryen vjedhje biznesesh në zona të ndryshme të Atikës në kryeqytetin grek, Athinë, raporton noa.al.

Policia tha se janë provuar 12 vjedhje e grabitjes. Autorët përdornin motorë ku njëri bënte rojë jashtë dyqaneve kurse dy të tjerët futeshin brenda për të vjedhur.

Këta janë të arrestuarit: Mateo Sinanllari, 27 vjeç;

Kristi Kalemi, 30 vjeç;

dhe i dyshuari i tretë i paarrestuar, Kosta Beqiri, 27 vjeç.

Ata u ndoqën penalisht për krimet e vjedhjes në mënyrë të vazhdueshme, tentativë grabitjeje, si dhe për akuza të tjera në kuadrin e pjesëmarrjes në organizatë kriminale.

Prokuroria e Athinës thotë se në kushtet kur një nga të dyshuarit është ende në liri, kërkohet ndihma e publikut për gjetjen e tij.