Transmetuar më 20-08-2021, 06:05

Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon për ndriçimin e gjendjes faktike rreth dyshimeve për veprën penale të “Mashtrimit”, publikoi të dhënat dhe foto të personit që njihet si mashtrues klasik.

Foto e Rexhep Sinanit doli me qëllim të lokalizimit të vendndodhjes si dhe marrjes së informacioneve me interes të veçantë për hetimet.

Policia tha se kërkon nga publiku i gjerë që çfarëdo informacioni që ka në lidhje me të dyshuarin Rexhep Sinani, 63 vjeç, mashkull, shtetas shqiptar i Kosovës, të njoftojë në çfarëdo formë të mundshme.

"Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, ndaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tij", tha policia.

Rexhep Sinani

Rexhep Sinani ishte nën proces gjyqësor më 2019 nën akuzën për mashtrim. Ai u provua dhe pranoi se merrte qindra euro në këmbim të premtimit për punësim. Është e paqartë sesi është zhdukur dhe rezulton në kërkim ky i dyshuar.