Transmetuar më 22-08-2021, 13:02

Një tjetër moment dramatik në futboll! Fabrice Nsakala është futbollisti i tretë i cili në pak kohë pëson kolaps duke humbur ndjenjat në fushë. Lojtari i Besiktas, gjatë ndeshjes së luajtur mbrëmë, pësoi një kolaps dhe u rrëzua pa ndjenja në fushë.

Me topin larg, në minutën e 71-të, mbrojtësi i klubit turk ra në tokë si pasojë e një problemi shëndetësor. Momente frike mes shokëve të skuadrës që ndërhynë për të shmangur mbytjen dhe nxjerrjen e gjuhës jashtë.

Stafet mjekësore hynë menjëherë në fushë, në mesin e shqetësimit të përgjithshëm të të gjithë të pranishmëve. Të gjithëve iu kujtua precedente dramatik i Christian Eriksen në “Euro 2020”. Lojtari u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt dhe për fat të mirë gjendja e tij u përmirësua.

Konfirmimi erdhi edhe nga Besiktas, klub i cili përditësonte vazhdimisht kushtet shëndetësore të futbollistit të vet. Për fat të mirë, pas disa orësh frike, ishte vetë Fabrice Nsakala ai që “foli” për shëndetin e tij duke postuar një fotografi në Tëitter, që e portretizonte duke buzëqeshur në shtratin e spitalit, ku po i kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore.