Transmetuar më 22-08-2021, 16:52

Në Spitalin Infektiv në QSUT, që është aktualisht i vetmi spital Covid në vend, ka vdekur një pacient i cili ishte infektuar me koronavirusin e ri Sars-Cov-2 pasi kishte marrë të dyja dozat e vaksinës britanike AstraZeneca.

Një burim në Spitalin Infektiv tha për noa.al se pacienti i gjinisë mashkull, ka humbur jetën dy ditë më parë. Ai ishte shtruar në këtë spital pasi ishte infektuar para pak ditësh me variantin Delta të koronavirusit.

Në gjendje të përkeqësuar, pacienti përfundoi nën terapi intensive, por në pak ditë humbi jetën.

Një mjeke në Spitalin Infektiv tha se pjesa më e madhe e të shtruarve janë të vaksinuar me Pfizer dhe Coronavac. Pothuajse të gjithë janë nën oksigjen. /noa.al