Transmetuar më 23-08-2021, 08:23

Në dasmë me kallash. “Me trashëgime Meti Tafaj” shkruhet në videon e postuar.

Sipas asaj që shihet në video, kuptohet që personi po shkon në dasmë së bashku me dasmorët e tjerë, por nuk ngurron që të lëvizë i armatosur dhe të qëllojë në mes të rrugës, duke rrezikuar jetën e shumë personave të tjerë.

Videoja në fjalë tregon një person që filmon nga vendi i pasëm i pasagjerit një tjetër që nxjerr nga vendi i përparmë në dritare një armë zjarri kallashnikov dhe qëllon në ajër me breshëri sikur të mos ndodhë asgjë.

Video është shpërndarë në rrjet dhe ka pasur mjaft komente.