Transmetuar më 23-08-2021, 15:18

“Kriminel”, “Qelbësirë”, qytetarët bombardojnë me komente profilet në rrjete të Dardan Krivaqës autorit që akuzohet s evrau 18-vjeçaren.

Policia e Kosovës ka publikuar sot fotografinë e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor për rastin në Ferizaj, ku ka mbetur e vdekur një vajzë 18-vjecare.

Pasditen e djeshme u la pa shenje jete në derë të Spitalit të Ferizajt një 18-vjeçare e cila ishte dhunuar nga dy persona të cilët më pas u identifikuan dhe u arrestuan. Arbër Sejdiu dhe Dardan Krivaqa janë dy autorët e vrasjes së 18 vjeçares.

Avokati Avni Hysiqi, të cilit iu është caktuar detyra zyrtare të mbrojë të dyshuarin, Arbër Sejdiu, për rastin e vdekjes së 18 vjeçares dje në Ferizaj, ka refuzuar detyrën me arsyetimin se është një rast shumë i komplikuar dhe se është shumë i vjetër të merret me këtë çështje.

Ndërkohë në rrjete sociale bashkëjetuesi i 18 vjecares Dardan Krivaqa po sulmohet nga ndjekësit me komente në fotot që ai vetë ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram. “Kriminel, Qelbësirë” i drejtohen njerëzit në profilin e tij.

Në fotografitë në Instagram Krivaqa shihet me armë në dorë dhe kjo ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.