Transmetuar më 24-08-2021, 17:50

Vrasja e para dy ditëve në Kosovë ka tronditur mbarë vendin duke përfshirë këtu edhe familjarët e autorit të ngjarjes. Vëllai i Dardan Krivaqës, Kastriot Krivaqa , ka reaguar në lidhje me ngjarjen me anë të nja statusi në ‘Facebook’.

Ai ka kërkuar nga institucionet e rendit që t’i japin dënimin meritor Dardan Krivaqës dhe thotë se vëllai i tij gjatë tërë jetës iu ka sjellë telashe dhe probleme të paparaparë, por asnjëherë nuk i ka përfillë këshillat e familjes.

Unë si vëlla i madh jam përkujdesur për familje qysh në moshë shumë të re nga se herët kam mbetë pa baba, por jam mundu që “vëllaun” ta këshilloj dhe ndihmoj”, por ai asnjëherë nuk e ka dëgjuar askënd”