Transmetuar më 25-08-2021, 11:51

Juani dixhital përdoret për herë të parë në transaksionet e kontratave me zbatim të ardhshëm

Monedha dixhitale e Kinës është përdorur për herë të parë në transaksionet në tregun e brendshëm të kontratave me zbatim të ardhshëm.

“Gazeta e Letrave me Vlerë e Kinës” raportoi se juani dixhital është përdorur në Bursën e Mallrave të Dalian-it për pagesën e tarifave të magazinimit në një depo dërgesash.

Transaksionet u mundësuan nga degët lokale të Bankës së Komunikimit dhe Bankës së Kinës.

Bursa tha se planifikon të promovojë më tej inovacionin e biznesit dhe të zgjerojë përdorimin e juanit dixhital, duke garantuar një funksionim të sigurt dhe të qëndrueshëm të këtij tregu.

Kina ka nisur eksperimentimin e juanit dixhital në disa qytete qysh nga viti 2019, duke përfshirë Dalian-in që mori pjesë në tetorin e vitit të kaluar.