Transmetuar më 26-08-2021, 00:13

Një grua që thotë se mes saj dhe një majmuni shimpanze ka lindur një dashuri e fortë, është urdhëruar që të mos futet më në kopshtin zoologjik në Antwerp të Belgjikës.

Gruaja që shihni në foto, shpjegon në videon e mëposhtme se ajo është e dashuruar me shinpanzenë mashkull që gjendet në kopshtin zoologjik që ajo frekuenton shumë shpesh.

"Unë e dua atë kafshë dhe ai më do mua," tha Adie Timmermans për kanalin belg ATV, citon noa.al.

Adie thotë se ka kuptuar që majmuni Çita e do dhe ushqen ndjenja për të pasi ka katër vjet rresht që shihen.

Ajo e përshkruan raportin që thotë se ka krijuar me Çitën, si një lidhje të vërtetë. Madje ata shkëmbejnë puthje dhe ia bëjnë me dorë njëri-tjetrit kur takohen e ndahen.

Nisur nga sjellja e Adie Timmermans, zyrtarët e kopshtit zoologjik kanë vendosur ta shpallin të padëshirueshme dhe t’i ndalojnë hyrjen. Ata thanë se raporti që është krijuar ka shkaktuar që Chitah të shmanget nga shokët e tij majmunë.

"Kur Chita është e rrethuar vazhdimisht nga vizitorët, kafshët e tjera e injorojnë dhe nuk e konsiderojnë atë pjesë të grupit," tha kuratori i kopshtit zoologjik Sarah Lafaut. Ai shtoi se Adie kalon shumë orë në vizitat që bën te ky kopsht zoologjik.

Lafaut shpjegoi: "Një kafshë që është shumë e fokusuar tek njerëzit është më pak e respektuar nga bashkëmoshatarët e saj. Ne duam që Chita të jetë një shimpanze sa më shumë që të jetë e mundur".

Por për Timmermans, refuzimi që i bëhet po e dërrmon. Ajo thotë: "Jam e shkatërruar nga lidhja që kam pasur. Nuk kam më asgjë. Pse duan të na ndajnë?" /noa.al