Transmetuar më 27-08-2021, 19:11

Ndërsa Jennifer Lopez është e zënë duke kërkuar një vendbanim të ri në Kaliforni me Ben Affleck, ajo ende ka probleme me pronën në mes të Nju Jorkut.  Shtëpia penthouse me vlerë prej 25 milionë dollarësh në Manhattan, ka katër vjet që ka dalë në shitje, por askush nuk po e blen.

Për më tepër, JLo ia uli me 2 milionë dollarë çmimin, por sërish nuk ka blerës.

Lopez, 52 vjeç, së pari e listoi pronën në Tetor 2017 për 26.95 milionë dollarë – tre vjet pasi e bleu këtë apartament në zemër të Manhattan për 20.16 milionë dollarë.

Sipas një burimi të brendshëm, Lopez e nxori në shitje shtëpinë në Whitman pranë Madison Square Park, pasi kuptoi se nuk ishte vend me privatësi për të jetuar.

Por në vitin 2019, pa asnjë ofertë, shtëpia mori një ulje çmimi prej 1.96 milion dollarë. Megjithatë,  nuk ishte e mjaftueshme për të tërhequr një blerës dhe shtëpia mbetet në shitje edhe sot.

E përbërë nga katër dhoma gjumi dhe 11 banjo, banesa është përshkruar si "xhevahiri i kurorës së The Whitman Mansion" në Manhattan, raporton noa.al duke cituar Post.

Me mbi 6,500 metra katrorë hapësirë ​​të brendshme dhe 3,000 metra katrorë hapësirë ​​të jashtme, vendbanimi luksoz përmban katër tarraca të ndara të shpërndara në dy kate me pamje nga Madison Square Park.

Një ashensor privat çon në një hyrje të sigurt të apartamentit, që hapet në dhomën e madhe të ndenjes e cila ka një dritare dhe tre dyer franceze që çojnë në një nga tarracat.

Kuzhina vjen me një bar mëngjesi dhe një zonë ngrënieje të kompletuar për vaktet e tjera, me një ishull të madh, rafte të hapura dhe dollape me porosi.

I njëjti kat mban në një krah zonën e natës  me tre dhoma gjumi dhe 3 banja, një dhomë stafi me një banjë dhe një dhomë lavanderi.

E vendosur në katin e dytë të apartamentit, është edhe dhoma kryesore e gjumit me dy banjo dhe dy tarraca në natyrë – një pranë banjës dhe një afër dhomës së gjumit.

Karakteristikat e dupleksit përfshijnë tavane të larta 12 metra, me dysheme të gjera me dërrasë lisi, banjo me pllaka mermeri italiane dhe një sistem smart për komandimin e shërbimeve në shtëpi.

Fillimisht e ndërtuar në vitin 1924, ndërtesa e stilit xhorxhian ka shërbimin 24 orë Të portierëve.

Portofoli i pasurive të patundshme të J.Lo përfshin gjithashtu një pronë në Hamptons që ajo bleu në 2013 për 10 milionë dollarë dhe një në Bel Air që e bleu 28 milionë dollarë në 2016.

Para ndarjes së tyre në fillim të këtij viti, Lopez dhe Alex Rodriguez fituan 32.5 milionë dollarë për një pronë 15 mijë metra katrorë në Miami Beach. /noa.al