Transmetuar më 29-08-2021, 09:40

Komentuesi i shkruan në profilin në Facebook Edi Ramës se ‘Fëmijët ngelën pa shtëpi pas tërmetit, këta i çoni në hotele’ duke nxitur një reagim nga ana e kryeministrit.

Sipas komentuesit, fëmijët shqiptarë kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti ndërsa qeveria i strehon afganët në hotele madje u bën dhe dhurata.

Kryeministri kërkon nga qytetari që t’i tregojë se cilët janë ata fëmijë shqiptarë që kanë mbetur pa shtëpi.

REPLIKAT:

Komentuesi: Ça është ky turp, fëmijët që ngelën pa shtëpi nga tërmeti ngelën rrugëve edhe keta [afganët] mirë që i çuat në hotele po i bëni edhe dhurata…

Rama: Cilët fëmijë kanë mbetur pa shtëpi rrugëve nga tërmeti di të më tregosh ndonjë të vetëm që të kujdesemi menjëherë edhe për të? Dhe këta fëmijë që ti u përmend dhuratat, janë fiks njësoj siç ishin ata që sot janë bërë burra kur zbritën nga anijet në Itali 30 vjet më parë! Nëse disa e kanë harruar dhe u duket se kanë qenë gjithnjë kështu si janë sot, unë dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk e kemi harruar e nuk do ta harrojmë kurrë, sepse kush harron nga vjen nuk e di më fare se për ku është nisur,  thoshte një burrë i madh i kësaj bote!