Transmetuar më 29-08-2021, 11:28

Matthew Mindler, aktori në fëmijëri që u zhduk në fillim të kësaj jave, ka vdekur në moshën vetëm 19 vjeç.

Kolegji ku ai ndoqi shkollimin konfirmoi vdekjen e tij: "Me zemër të pikëlluar ju bëjmë me dije për vdekjen e 19-vjeçarit Matthew Mindler nga Hellertown, Pennsylvania, një student i vitit të parë në Universitetin Millersville.

Një kërkim ishte duke u zhvilluar për Matthew që nga e enjtja, pasi ai u raportua i zhdukur.

Matthew u gjet i vdekur këtë mëngjes, të Shtunën, më 28 Gusht, në Manor Township pranë kampusit.

Zyrtarisht nuk u bë i ditur shkaku i vdekjes, raporton noa.al duke cituar TMZ.

Matthew luajti përballë Paul Rudd në "Vëllai ynë idiot".

Ai nuk ishte parë që të martën në mbrëmje pasi nuk u kthye në dhomën e tij të konviktit dhe u raportua i zhdukur të mërkurën vonë.

Policia thotë se Matthew u pa për herë të fundit duke u larguar nga konvikti i tij në orën 20:11 të martën, siç shihni foton nga kamerat e sigurisë.

Aktor në fëmijëri, Matthew luajti në filma dhe seriale si "Si Bota kthehet" dhe "Frekuenca". Ai gjithashtu u shfaq në filmin televiziv më 2016, "Chad: An American Boy".