Transmetuar më 29-08-2021, 18:13

Djali im i vogël ndihet fajtor për lëndimin e shokut të tij në shkollë, thotë nëna e 9 vjeçarit. Fëmijët lejohen të bëjnë gabime – dhe ata na ndihmojnë të mësojmë, thotë psikologia Philippa Perry

Pyetja e mamasë së djalit: Im bir lëndoi fizikisht një shokun e tij në shkollë. Shoku e ka falur dhe madje e ka ftuar në festën e tij të ditëlindjes, por incidenti po e përndjek djalin tim pasi ai ende ndihet keq dhe me të vërtetë në ankth për këtë. Ajo që ndodhi ishte shumë jashtë karakterit të tij dhe ai nuk mund të shpjegojë pse e bëri atë veprim.

Këtu është dhe letra e djalit tim për ju":

"Unë jam një djalë nëntë vjeç. Nja dy muaj më parë, e lëndova shokun tim të klasës duke i shtrënguar fort qafën. Nuk e di pse. Ndoshta jam lodhur shumë. Tani më vjen shumë keq për këtë dhe jam ndjerë fajtor pothuajse çdo ditë që atëherë. Kërkova falje dhe vazhdoj të kërkoj falje. Djali që lëndova më fali shpejt, por duket se unë, nuk mund ta fal veten. Ajo që nuk më ndihmon është se nuk jam fetar kështu që nuk mund të flas me Zotin dhe t’i kërkoj falje. Pasi ndodhi, isha aq i shqetësuar dhe ndonjëherë kur e mendoj, më dhemb deri dhe stomaku. Po shkruaj me shpresën se do të më mësosh si të veproj".

Përgjigja e Filipës: Po, një Perëndi i plotfuqishëm, me fuqi faljeje, do t’i bënte gjërat të thjeshta, por ju nuk jeni fetarë, kështu që ta harrojmë këtë.

Askush nuk është i mirë gjatë gjithë kohës. Turpi dhe faji janë ndjenja të pakëndshme, por mjaft të mira, sepse ato na thonë se kemi bërë diçka që na ka bërë të ndihemi kështu dhe na kujtojnë që të mos e bëjmë përsëri.

Ndonjëherë ne eksperimentojmë, ka raste kur eksperimenti është një katastrofë dhe më pas mësojmë se nuk është një mënyrë e mirë për të bërë gjërat.

Njerëzit mund të mbajnë parasysh se kanë, si të thuash, dy tru. Ne mund t’i quajmë ata një tru kafshësh dhe një tru arsyetues. Në raste urgjente, si për shembull kur futeni në rrugë pa shikuar, është truri juaj i kafshës që ju bën të hidheni në trotuar para se t’ju shtypë autobusi. Ne kemi nevojë për trurin tonë të kafshëve pasi nganjëherë duhet të veprojmë kështu para se të mendojmë.

Kur jemi fëmijë, jemi pothuajse të gjithë me trurin e kafshëve dhe pastaj, ndërsa rritemi, mësojmë se kur duhet të jemi në gjendje të veprojmë me trurin e kafshës dhe kur me trurin arsyetues.

Ndonjëherë truri i kafshëve vepron më shpejt nga ne. Hutohemi kur kemi nevojë për veprime të menjëhershme, urgjente për të mbijetuar, por edhe në rastet kur duhet të kemi një përgjigje më të menduar.

Fëmijët lejohen të bëjnë këto gabime. Gabimet na ndihmojnë të mësojmë. Prandaj, kur jemi më të vegjël, kemi të rritur që kujdesen për ne, sepse presin që ne të bëjmë gabime.

Unë nuk jam e shqetësuar, mendoj se mësuesi dhe mamaja do të vazhdojnë t’ju ndihmojnë të mësoni kur nuk është e përshtatshme që truri i kafshëve të marrë përgjegjësinë dhe kur është.

Ata janë shumë më të shqetësuar se ju, sepse nuk jeni duke e falur veten. Është e rëndësishme që të thoni me vete se jeni njerëz dhe njerëzit bëjnë gabime dhe kështu mësojmë.

Edhe të rriturit ndonjëherë hyjnë në mënyrë të papërshtatshme në trurin e kafshëve – vë bast që nënës i është dashur të kërkojë falje ndonjëherë.

Kur vëreni se shqetësoheni, mos i demonstroni gjithnjë ato, por përmbajuni dhe mendohuni.  Pjesa që jeni duke e menduar – ky është truri juaj arsyetues – mund t’i thotë pjesës tuaj të trurit që ju çon nëpër mend shqetësimin që keni, ju bën të kuptoni se është në rregull të shqetësoheni, madje edhe të ndiheni fajtorë nëse dëshironi, por nuk keni nevojë të penalizoni veten. Mund edhe të shfryn dufin duke qarë, nxirrini jashtë ndjenjat që ju kaplojnë.

Kur keni të tilla probleme që ju gëlojnë në kokë, mirë është të flisni, kështu shfryni presionin dhe ndjeheni më mirë.

Nënë e dashur, ki parasysh se kir ne duam që fëmijët tanë të jenë të lumtur, ata mund të ndiejnë se po na zhgënjejnë nëse nuk na japin arsye të besojmë se ata janë të lumtur.

Kjo do të thotë se është më e vështirë për ta të flasin me ne nëse mendojnë se nuk do të merren seriozisht prej nesh. Inkurajojini fëmijët që të flasin me ju dhe roli juaj është t’i bindni se çdo gjë do të shkojë mirë.

Edhe diçka: Më pëlqen shumë mënyra sesi ju të dy më keni shkruar së bashku dhe nuk i keni dërguar letrat secili pa dijeninë e tjetrit siç ndodh shpesh. /noa.al