Transmetuar më 30-08-2021, 22:18

"Unë e dua partneren time, por marrëdhënia jonë intime nuk është më e mrekullueshme si dikur.

Ajo ankohet se është shumë e lodhur për të bërë dashuri, pasi kemi dy fëmijë (mosha një dhe dy vjeç) dhe jetojmë në një apartament me një dhomë gjumi.

Dhe, ndërsa ajo përton ta bëjmë sa herë ia kërkoj, rastësisht zbulova se kishte porositur një vibrator.

Tani nuk di më çfarë të mendoj. Para se të lindnin fëmijët, ne kishim një lloj jete intime që do t’i bënte njerëzit ziliqarë. Por tani…", shkruan një burrë në moshë ende të re që është habitur nga zbulimi që ka bërë.

Noa.al ju sjell më poshtë këshillat që jep psikologia amerikane.

Përgjigjet dr. Pamela Stephenson Connolly, psikoterapiste me qendër në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale:

"Dëgjojeni kur ju thotë se është e lodhur. Kujdesi për dy fëmijë të vegjël do të lodhë këdo, kështu që çdo mënyrë që ajo gjen që ta bëjë jetën e saj më të lehtë, përfshirë sek.sin e shpejtë me vegla ndihmëse, është e kuptueshme.

Vibratori mund të jetë një mënyrë e mirë për të pasur kënaqësi dhe për të larguar stresin dhe do të ishte e kuptueshme nëse ajo thjesht po përpiqet të plotësojë shpejt e shpejt nevojat e saj.

Por mund të ketë arsye të tjera, të tilla si përpjekja për të përmirësuar eksitimin. E rëndësishme është që ta kuptoni këtë dhe të gjeni ku çalon.

Nga ana tjetër, mos prisni që ajo të jetë e njëjta partnere sek.si si më parë – derisa ajo ta marrë veten dhe hormonet e saj të jenë më të balancuara.

Mundohuni të mos ndiheni të kërcënuar ose të zhgënjyer nga kjo situatë, sepse është e natyrshme. Ju mbetet vetëm ta mirëkuptoni".

Po ju si mendoni?