Transmetuar më 01-09-2021, 23:36

"E lashë burrin tim sepse seksi ishte i mërzitshëm me të. Që atëherë kam takuar një djalë tjetër. Jeta jonë intime ishte e mrekullueshme për një farë kohe, ishte periudha kur vetëm takoheshim. Por me të nisur bashkëjetesën, gjithçka e bukur që mu duk se kishim, befas u zhduk.

Nuk e si nëse mund ta gjej problemi thjesht dhe vetëm te vetja, por ca gjëra i kam parë. Rastësisht zbulova se shihte programe për të rritur dhe këtë e bën kur unë nuk jam në shtëpi.

Nuk do të më vinte keq, por fakti është se ne kemi një jetë intime boshe tashmë dhe nuk e bëjmë thuajse fare.

Ai kurrë nuk më prek. Kurse nxitja ime sek.suale është e madhe dhe jam dëshpërimisht e pakënaqur.

Ka diçka që nuk shkon këtu?"

Përgjigjet dr. Pamela Stephenson Connolly, psikoterapiste me qendër në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale:

"Partnerët janë aty për njëri-tjetrin dhe duhet të mësojnë për mënyrat se si u pëlqen jeta intime. Të gjithë janë të ndryshëm, kështu që duhet të jeni shumë specifike në shpjegimin e gjërave që ju shqetësojnë.

Me burrin ndodhi e njëjta gjë, tani dhe me partnerin tjetër. Por, nëse e mbani larg vetes duke mos iu hapur për gjërat që të shqetësojnë, pse do të shqetësohej duke u përpjekur më shumë për t’ju kënaqur?

Ai nuk mund ta lexojë mendjen tuaj më shumë se sa ish-burri, ndaj futeni ju në lojë për ta bërë këtë rol.

Sa për filmat për të rritur, shikimi i tyre në mënyrë klandestine është jashtëzakonisht i zakonshëm sidomos për burrat dhe normalisht nuk ndikon negativisht në jetën intime të tyre, gjithnjë nëse shikimi i tyre nuk bëhet në mënyrë të tepruar apo tepër obsesionale.

Këtu ka diçka që ju vjen në ndihmë. Ju mund ti shihni dhe diskutoni bashkë duke ndezur fantazitë e njëri-tjetrit dhe kështu do të forconi dhe madje shpëtoni lidhjen tuaj". /noa.al