Transmetuar më 03-09-2021, 12:23

Kina ka zhvilluar një prototip të transmetimit radio më mikrovalë 10 metra, që është në gjendje të transmetojë energji në kilovat, në 20 metra distancë, bëri të ditur “Science and Technology Daily”, raporton “Xinhua”.

Efikasiteti i përgjithshëm i transmetimit arriti në 25.5% dhe prototipi mori miratimin nga Rrjeti Shtetëror.

Transmetimi radio i energjisë me mikrovalë në distanca të gjata është një mbështetës i rëndësishëm për rrjetin tradicional të transmetimit me kabllo dhe mund të shërbejë në kushte të kufizuara të transmetimit në këtë drejtim, të tilla si furnizimi i vazhdueshëm me energji i dronëve në lartësi të mëdha, karikimi i rrjetit të sensorëve “wireless” dhe furnizimi në kushte të veçanta gjeografike.

Prototipi u zhvillua nga “China Electric Power Research Institute”, që kreu dhe eksperimentet e transmetimit radio të energjisë me mikrovalë në kilovat, bazuar në një diodë të nitridit të galiumit, një lloj i veçantë antene që mundëson konvertimin e mikrovalëve në energji të vazhdueshme.