Transmetuar më 04-09-2021, 08:33

Në 39 universitet publike dhe private vazhdon raundi i parë i regjistrimit, që nisi në datën 2 shtator dhe përfundon në 15 shtator.

Do të ketë gjithsej 7 faza 48 orëshe. Mbi 22 mijë maturantë kanë aplikuar për të studiuar në një prej 560 programet e studimit.

Megjithëse ditët e para dega Mjekësi e Përgjithshme ka shënuar një rekord. Me rreth 80% të maturantëve, që janë regjistruar, dhe presin të nisin studimet. Edhe në Universitetin e Sporteve janë regjistruar rreth 90 % e aplikantëve.

Regjistrimet në degën Infermieri në Tiranë dhe në Elbasan po ecin me ritme të shpejta. Këtu ndodhemi në Fakultetin e Histori-Filologjisë, me 5 degë gjithsej. Më të kërkuarat Gazetaria dhe Gjuhë-Letërsia.

“Në këtë fazë numrin më të madh të aplikimeve e ka dega e Gazetarisë me rreth 2800, pastaj vjen Gjuhë-Letërsia me 720 aplikime. Në total, në të 5 degët numri i aplikimeve shkon në 5000”, thotë dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Sabri Laçi.

Gazetaria ofron 100 kuota, dhe për gazetarinë do të jap një informacion të ri ekskluzivisht për ju. Ne do të hapim një program studimi të quajtur “Gazetaria Investigative”. I mungon tregut shqiptar dhe gjithë tregut të Ballkanit Perëndimor.

Mundësitë për punësim pasi studion në fakultetin tonë, janë të mëdha. Neve nami na ka dalë se jemi fakultet mësuesie, por në fakt ne ofrojmë programe në Bachelor, të shumëllojshme dhe shumë interesante për tregun e punës.

Kemi një program që quhet Guidë Turistike, që ka marrë hov dhe kërkohet duke pasur parasysh zhvillimin e turizmit në vend. Po kështu mund të thuhet për Historinë, ku ka një master shumë interesant që quhet “Marrëdhënie Ndërkombëtare”. Një maturant këtu tek ne ka shanset të marrë njohuritë dhe të formohet siç duhet për të realizuar ëndrrën. tch