Transmetuar më 04-09-2021, 09:22

Ditën e sotme një 32-vjeçar nga Podujeva ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët në rrjetet sociale.

“Njoftojmë farefisin, miqtë se sot pas një beteje të mundimshme me COVID 19 ndërroj jetë më i dashuri ynë Haqif Basri Ajvazi-Coli-32 vjeç!

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Fshatit Sfeçël duke respektuar dispozitat kundër Pandemisë, pra me rrethin e ngushtë familjarë! Për shkak të pandemisë të pame nuk do të ketë!”, thuhet në postimin e familjarëve.

Rikujtojmë se situata si pasojë e virusit në Kosovë është e rëndë. Ditën e djeshme u raportuan nga ministria e Shëndetësisë për plot 26 viktima.