Transmetuar më 04-09-2021, 11:02

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Triestes në Itali. Sipas mediave italiane, të paktën tetë persona janë plagosur. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali.

Sipas të dhënave të para, sherri që agravoi në përdorimin e armëve ka ndodhur mes shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët punojnë në këtë zonë.

Siç raportojnë mediat ata janë grindur me njëri-tjetrin për shkak të mosmarrëveshjeve për punësimin. Fillimisht grupet, të cilët besohet të kenë qenë shumë persona janë përleshur me sende të forta dhe më pas dikush ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Si pasojë e të shtënave tetë persona kanë mbetur të plagosur dhe njëri prej tyre konsiderohet në gjendje më të rëndë. Në vendin e ngjarjes mbërritën karabinierët dhe shumë ambulanca. Ndërkohë e gjithë zona është bllokuar nga policia dhe kanë nisur hetimet.