Transmetuar më 04-09-2021, 15:33

Dy ditë më parë, u nda nga jeta reperi i njohur grek, Mad Clip pas një aksidenti fatal në Athinë. Lajmi për vdekjen e tij i ka trishtuar të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët dhe fansat e artistit.

Ndërkohë, partnerja Anna Maria Iliadou, i tha lamtumirë Mad Clip përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

Modelja, në një sfond të zi shkroi “RIP Mad” duke vënë pranë një pëllumbi të bardhë dhe një zemër të thyer.

Kujtojmë se 34-vjeçari grek po kthehej nga dasma e një shoku dhe refuzoi t’i ndalonte postbllokut të policisë. Ai kaloi 4 semaforë të kuq dhe në fund përfundoi duke e përplasur Porschen e tij me një shtyllë.