Transmetuar më 06-09-2021, 08:02

Territori shqiptar do të jetë në zonat jugore dhe pjesërisht qendrore me vranësira të cilat do të krijojnë mundësi reshjesh afatshkurtra.

Ndërsa zonat veriore dhe perëndimore të vendit paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Sipas Meteoalb, tempreaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por do të rriten gjatë mesditës duke arritur vlerën ndërmjet 14-32 gradë celcius.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me një shpejtësi prej 45 km nga drejtimi verior, duke krijuar një dallgëzim prej 3 ballë.