Transmetuar më 06-09-2021, 14:23

Nuk ka asnjë person që nuk ka dëgjuar për përfitimet e ushqyerjes me gji, veçanërisht për forcimin e sistemit imunitar të foshnjës.

Nga dita që mësuat se jeni shtatzënë, megjithatë, keni mbledhur informacion të mjaftueshëm për t’u përgatitur plotësisht për "të shkruar tezën tuaj të doktoratës".

Sidoqoftë, kur vjen koha për të vënë në praktikë teorinë që kishit asimiluar, duke provuar pozicionet më të mira të ushqyerjes me gji dhe duke bërë gjithçka që të siguroheni që fëmija juaj po merr mjaftueshëm, ju mund tl përballeni me një problem që ndoshta nuk e prisnit:

Menjëherë pas apo edhe gjatë ushqyerjes së foshnjës, keni dhimbje – dhe në fakt shumë!

Duke ndjekur këto këshilla që ka përkthyer noa.al nga spitali obstetrik-gjinekologjik në Athinë, ushqyerja me gji mund të jetë përsëri një përvojë e mrekullueshme.

Sigurohuni që nuk keni mastitë

Ky është një infeksion që është shumë i zakonshëm tek nënat që ushqejnë fëmijë me gji. Simptomat më të zakonshme janë skuqja dhe rritja e temperaturës lokale në zonën e gjoksit, kruajtje ose siklet, ënjtje, dhimbje dhe ndjesi djegieje, por edhe ethe. Nëse keni simptoma të tilla, konsultohuni me mjekun për të sugjeruar mjekimin e duhur.

Përdorni të ngrohta 

Pak ngrohtësi në zonën e gjirit do t’ju ndihmojë të lehtësoheni, veçanërisht nëse dhimbja ju vjen për shkak të bllokimit të gjëndrës së qumështit. Bëni një dush të ngrohtë, një masazh të butë në zonë, aplikoni kompresa të ngrohta në gjoksin tuaj dhe mund të ndiheni shumë më mirë.

Mos nxitoni të visheni

Sa herë që mundeni, lini gjinjtë tuaj të zbuluar pasi të ushqeni fëmijën. Plagët e mundshme që mund të formohen ndërsa ai ushqehet me gji, do të mbyllen më mirë nëse plagët në thithkat arrijnë të thahen natyrshëm para se të vijnë përsëri në kontakt me pëlhurën e bluzës tuaj dhe pas pak orësh me bebin që do sërish të pijë. /noa.al