Transmetuar më 08-09-2021, 18:30

Ish- bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj duket se ka vendosur të lërë pas dhe të harrojë gjithçka që kaloi me aktoren e humorit, pasi ka ka nisur një lidhje të re dashurie.

Aleksi u nda dy vjet më parë me Rudina Dembacajn, ku kjo e fundit u lidh me ish-deputetin Mark Frroku.

Ka qenë vetë Aleksi, i cili ditën e sotme ka bërë publik lajmin se ka filluar një romancë të re dhe se ndihet më i lumtur si kurrë më parë.

Në foto ai shihet bashkë me një vajzë, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ndërsa kjo e fundit i jep një puthje në qafë.

Nga ana tjetër Rudina ka treguar shpesh se ruan një marrëdhënie të mirë me ish- burrin, me të cilin ka edhe një vajzë. Madje ajo është shprehur se do ta marrë në dasmën e saj me Markun.

Aleksi ka marrë shumë komente dhe urime nga ndjekësit e tij në Instagram. “Hajt ishalla te ec, jo si ajo tjetra qe i vlo truni te parja. Urime, se dukesh qe je djale i mire”- është një prej komenteve në postimin e tij.joq.al