Transmetuar më 08-09-2021, 20:12

Kristina Novytska, modelja 25-vjeçare, e cila u gjet e pajetë me një qese plastike në kokë, pranga në duar dhe gojë të lidhur, sipas hetuesve turkë ka vdekur aksidentalisht duke rikrijuar një skenë nga filmi “Jeta e David gale” i vitit 2003.

Mediat turke bëjnë me dije se hetuesit fillimisht besuan se modelja ishte vrarë në shtëpinë e saj, por gjykata vendosi se ngjarja tragjike ishte vetëvrasje.

Novytska u gjet nga pronari i shtëpisë pasditen e 3 janarit, i cili ishte detyruar të thyente derën pasi nuk kishte marrë asnjë përgjigjë nga 25-vjeçarja. Hetuesit thanë se nuk kishte patur hyrje me forcë në shtëpi dhe prangat ishin porositur online nga vetë ajo pak ditë më herët.

Sipas të dhënave të marra nga nëna e saj, gjykata përmendi se vajza vuante nga migrena dhe merrte anti-depresantë. Nuk u gjetën persona të tjerë të përfshirë në ngjarje apo që mund të kishin inkurajuar modelen të vriste veten.

Kristina ishte në një marrdhënie me një burrë turk, kishte studiuar linguistikë në Kiev dhe raportohet se pritej të kthehej në vendin e saj pak ditë para ngjarjes tragjike.